Raport për prokurimet publike: procedura jotransparente, negociata pa publikim të shpalljeve

Tenderë të mëdhenj të cilët nuk ndahen në pjesë me çka pamundësohet konkurrencë mes firmave, praktikim më i madh i procedurave jotransparente me negocim pa publikim të shpalljeve. Kjo është vetëm pjesë e konstatimeve kryesore në raportin më të ri nga monitorimi i prokurimeve publike në vend për periudhën qershor-dhjetor në vitin 2018 të cilin e publikoi Qendra për komunikime civile, njofton Nova Tv.

Dokumenti është në suazat e aktivitetit shpenzim publik për të mirë publike dhe është i mbështetur nga projekti i USAID për pjesëmarrje qytetare për të rritur efikasitetin e shpenzimit publik përmes zvogëlimit të korrupsionit dhe rritjes së transparencës.

“Konkurrenca në prokurimet publike në gjysmëvjetorin e dytë nga viti 2018 është përkeqësuar në krahasim me gjysmëvjetorin e parë. Vështruar në nivel vjetor, deri në 32 përqind të tenderëve të monitoruar është pranuar vetëm një ofertë. Në vitin 2018 janë nënshkruar gjithsej 596 marrëveshje pa publikim të shpalljeve me vlerë totale prej 33 milionë dollarë apo katër milionë më tepër në krahasim me vitin 2017”, thuhet ndër të tjera në raportin.

Rritje është vërejtur edhe në pjesën e procedurave të anuluara pjesërisht ose krejtësisht për prokurime publike. Vitin e kaluar ka pasur 27 përqind ose tre përqind më shumë se vitin e kaluar. Problemet, që vite me radhë zvarriten në nivel lokal, janë përmendur edhe në raportin e fundit. Realizimi i prokurimeve publike karakterizohet me konkurrencë të ulët dhe shumë tenderë me vetëm një ofertues. Vetëm vitin e kaluar në Komisionin shtetëror për ankesa për prokurime publike kanë ardhur 695 ankesa nga firmat, që është 37 më tepër se në vitin 2017.

Konkluzione janë nxjerr edhe nga sondazhi i zbatuar ndërmjet firmave. Problemi më i shpeshtë të cilin e theksojnë është ballafaqimi me “çmimin më të ulët” si kriteri i vetëm. Vonesa e arkëtimit nga vendi i dytë në vitin 2017 shënon rënie në vendin e tetë në vitin 2018 megjithëse edhe më tutje mesatarisht pritet prej 6 deri në 12 muaj për arkëtim të kërkesave për prokurime të realizuara. Pothuaj gjysma e firmave të intervistuara (48 përqind) konsiderojnë që “shpesh” apo “gjithmonë” ka korrupsion në prokurimet publike, kurse nota mesatare që e japin për procesin e prokurimeve publike në vend është 2,87 (në vitin 2017 ka qenë 2,85).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button