Diskriminimi gjinor në arsim, të hënën në UEJL do të mbahet tryezë e rrumbullakët

Klubi Feminist në bashkëpunim me Klubin e Debatit që funksionojnë në kuadër të Parlamentit Studentor në Universitetin e Evropës Juglindore të hënën në ora 13 kanë organizuar tryezë të rrumbullakët me temë “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë”, njofton Portalb.mk.

Kjo tryezë e rrumbullakët është pjesë e projektit “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë”, ku përveç tryezës ka aktivitete tjera si: konkursi online i fotografisë më të mirë që përmban mesazh në lidhje me këtë temë, hulumtimi mbi seksizmin në shkolla të mesme dhe universitete si dhe ekspozita e fotografive, ku edhe do të zgjidhen tri fotografitë më të mira të cilat do të shpërblehen.

Studentët kanë realizuar edhe një hulumtim mbi këtë çështje, ku janë anketuar më shumë se 300 nxënës e studentë.

Panelistë në ngjarjen e së hënës do të jenë:

  • Sibel Halimi – sociologe në Universitetin e Prishtinës
  • Besa Arifi – profesoreshë universitare dhe prorektore në Universitetin e Evropës Juglindore
  • Ahmed Qazimi – udhëheqës i Sektorit për Arsim në Komunën e Tetovës
  • Safet Neziri – këshilltar shtetëror për politikat arsimore në Ministrinë e Arsimit

LEXO: Diskriminimi gjinor në arsim, Klubi Feminist ka hapur konkurs për fotografi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button