Në Podgoricë mbledhje e parë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Malit të Zi, sot do të mbajnë seancë të përbashkët qeveritare në Podgoricë.

Delegacionin e Maqedonisë së Veriut do ta udhëheq kryeministri Zoran Zaev, i cili me ftesë të homologut malazez Dushko Markoviq, po qëndron në vizitë zyrtare.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, në delegacionin qeveritar janë edhe Radmilla Shekerinska, zëvendëse e kryetarit të Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i angazhaur për Çështje Ekonomike, Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Sadulla Duraki, ministër i Mjedisit Jetrësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Në seancë pritet të shqyrtohen disa informacion në interes të të dy vendeve për zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit, ndërsa do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në sferën e punëve të brendshme, mbrojtjen e ambientit jetësor dhe shëndetësi.

Zaev vizitën zyrtare në Malin e Zi e ka filluar dje, ku pati takim me presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryetarin e Kuvendit Ivan Brajoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button