Zaev: Dhënia e parave në dorë nuk është joligjore, duhet të stimulojmë biznesmenët të paguajnë kontributet

Kryeministri Zoran Zaev tha se po shqyrtohen disa modele se si biznesmenët të mos iu japin para në dorë punonjësve duke shmangur kështu pagesën e kontributeve.

“Ne të gjithë e dimë se gjithkush jep para në dorë dhe kjo nuk është shkelje ligjore, sepse biznesmenët sigurojnë këto para, paguajnë tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin, dhe ato janë  paratë e tyre. Ata lirshëm punojnë me ato para dhe shpërblejnë punëtorët me këto para. Thelbi është se këtu nuk paguajnë kontributet për shëndetin dhe pensionin. Kjo është një mundësi e hapur në ligjin që u është dhënë atyre, ” tha Zaev, shkruan SDK.mk, përcjell Portalb.mk.

Ai dëshiron që ky problem të zgjidhet deri më 1 korrik, kur fillon rimbursimi i TVSH për personat fizikë.

“Disa variante janë duke u shqyrtuar, ne jemi duke punuar në dy drejtime. Qëllimi është që njerëzit të demotivohen për nxjerrjen e këtyre parave nga llogaritë e tyre dhe për t’i dhënë para në dorë, por për t’u dhënë atyre si një pagë bruto, dhe kjo nuk kushton asgjë, madje më pak. Por ne duam që fondet të rriten për pension dhe shëndet, sepse ambicia është rritja e pensioneve, jo vetëm pagat. Deri në mes të qershorit, ne do të përcaktojmë se si do të veprojmë dhe do të fillojmë të zbatojmë nga një korriku “tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button