Tetovë, u hap Qendra për grumbullimin e qenve endacak

Pas shumë prolongimeve më në fund sot, edhe në Tetovë është përuruar Qendra për grumbullimin e qenve endacakë. E njëjta ka një kapacitet për përkujdesjen e 20 qenve, për të cilët edhe janë rregulluar 20 bokse, njofton Alsat-M.

Qentë do të mblidhen nga rrugët e qytetit dhe do të vaksinohen, pastrohen dhe do të lëshohen sërish në rrugët e Tetovës pas trajtimit të tyre. Qendra është e pajisur përveç bokseve, edhe me hapësira për operimin dhe vaksinimin e tyre.

Projekti në fjalë ka kushtuar rreth 500 000 denarë, ndërsa vitin e ardhshëm, sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike, Xhelal Ceka, do të ndahen mjete shtesë për zgjerimin e këtij kapaciteti.

LEXO: Tetovë: Qentë endacakë kanë “pushtuar” oborrin e shkollës fillore “Migjeni”
LEXO: Qentë po helmohen, tetovarët kërkojnë zgjidhje humane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button