Pendarovski nënshkroi ligjet për abortin, diskriminimin, qasjen në informata dhe 15 ligje tjera

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nënshkroi dekretin për publikimin e 18 ligjeve, ligje që nuk ishin nënshkruar nga presidenti Ivanov, njofton kabineti i presidentit, njofton Portalb.mk

Në mesin e ligjeve të nënshkruara është edhe Ligji për ndërprerjen dhe mbrojtjen nga diskriminimi, gjithashtu Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë, i njohur si ligji për abortin, por Pendarovski vendosi nënshkrim edhe në Ligjin për ndihmë juridike falas, në Ligjin për qasje të lirë në informacione të karakterit publik, në Ligjin për këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Ligjin për plotësimin e ligjit për shërbimet në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për subvencionimin e kredive banesore.

“Realizimi i këtyre ligjeve sjell shumë përfitime dhe zgjidhje ligjore në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me ligjin për ndërprerjen dhe mbrojtjen nga diskriminimi, mbrohet principi i barazisë dhe ndërprerja dhe mbrojtja nga diskriminimi në realizimin e të drejtave njerëzore dhe lirisë. Ligji mbron personat me aftësi të kufizuara dhe mbron identitetin gjinor dhe orientimin seksual si bazë për mbrojtjen nga diskriminimi.

Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë, largon procedurat e tanishme administrative dhe pengesat për zbatimin e ndërprerjes së shtatzënisë” thuhet në deklaratë.

Ndryshe, presidenti Stevo Pendarovski këtë javë nënshkroi 21 ligje të tjera, ligje të bllokuara nga ish-presidenti Gjorge Ivanov.

LEXO: Pendarovski i nënshkroi ligjet që nuk i dekretonte Ivanovi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button