Angjushev: Deri në fund të mandatit të kësaj qeverie do të investohet në Kodrën e Diellit

Në konferencën e sotme për media, zëvendëskryeministri Angjushev premtoi se deri në fund të mandatit të kësaj qeverie do të dihet fati i Kodrës së Diellit dhe do të gjendet investitor për realizimin e të njëjtës, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë periudhës së mandatit të kësaj qeverie, nëse asgjë tjetër, jam optimist që të paktën do të gjejmë investitor që kjo të ndodh. Ndonëse një qendër e tillë nuk ndërtohet brenda natës, do të duhen disa vite që ajo të mbarojë”, tha Angjushev.

“Në kuadër të projektit IPA 2, që është program për ndihmesë dhe përkrahje nga Bashkimi Evropian për vendin tonë, ka projekt për turizëm. Ne kemi kërkuar nga Banka Botërore që implementon këtë projekt ta marrë parasysh këtë investim. Presim përgjigje nga ata dhe besoj që përgjigjja do të jetë pozitive”, tha Angjushev.

Ai tha se si qeveria me ko-financim 15% dhe grant 85% do të investojë në pjesën e infrastrukturës edhe në këtë fazë, para se të hapet çfarëdo tenderi për Kodrën e Diellit.

Nga ana tjetër, më shumë se pesë muaj çdo problem i Kodrës së Diellit pret studimin e fizibilitetit nga ELEM që të mund të zgjidhet.

Megjithatë, edhe pse u premtua nga ELEM që tenderi për kompaninë që do e realizojë këtë analizë do të hapet në mars, i njëjti ende nuk është hapur. Hapja e këtij tenderi po shtyhet muaj pas muaji.

“Ata tashmë kanë filluar të punojnë për hapjen e tenderit për studimin e fizibilitetit, sepse është objekt i tyre, patjetër që ata duhet ta bëjnë studimin e fizibilitetit, në të cilin do të bëhet analiza teknike, juridike dhe financiare duo diligence dhe do të përgatiten dokumentacionet e tenderit për shitje”, tha Angjushev.

Disa protesta janë zhvilluar në Tetovë pak muaj më parë që kompania që menaxhon Kodrën e Diellit ELEM TURS të heqë dorë nga ajo.

Protestuesit ftuan kryeministrin Zaev që ta vizitojë Kodrën e Diellit për të parë problemet nga afër, megjithatë kjo vizitë ende nuk është realizuar.

“Besoj që së shpejti do të gjejë kohë ta vizitoj Kodrën e Diellit. Kjo qendër është 80 km larg nga aeroporti që është një përparësi shumë e madhe dhe besojmë që do të jetë shumë atraktive për të tërhequr investitorët. Kodra e Diellit është një prej qendrave që duam ta japim në partneritet publik-privat, koncesion apo shitje”, tha Zaev.

LEXO: Ende nuk është shpallur tenderi për kompaninë që do ta bëjë analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: ELEM TURS shpreson që deri në fund të muajit të përfundojë procedura e hapjes së tenderit për analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: Analiza për Kodrën e Diellit, ELEM TURS nuk e ka hapur ende tenderin e premtuar për në muajin mars
LEXO: Reagon iniciativa“Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”, të rehabilitohen 20 km të rrugës Tetovë-Kodër Dielli dhe jo vetëm 15 km
LEXO: Edhe teleferiku i prishur Tetovë-Kodër Dielli pret shpëtim nga analiza e ELEM-it
LEXO:Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, ELEM: Do të jetë gati në sezonin e ardhshëm
LEXO: Këta janë emrat që ndër vite kanë menaxhuar me Kodrën e Diellit (FOTO)
LEXO: Ajo që sot është Bansko dhe Borovec, mund të ishte dhe Kodra e Diellit
LEXO: Shkëlqimi dhe rënia e Kodrës së Diellit: Nga qendër me nam botëror në fushë shterpe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button