Sot do të mbahet seancë për marrjen e mandatit të deputetit të Nikolla Gruevskit

Kryetar i Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Mandatit-Imunitetit Pavle Bogoevski sot ka caktuar seancë për revokimin e mandatit të deputetit, të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit do të jetë propozimi për heqjen e mandatit të Nikolla Gruevskit për mungesën e pajustifikuar prej më shumë se gjashtë muaj në funksionin e deputetit. Seanca është caktuar në bazë të njoftimit paraprak të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dorëzuar më 15 maj, transmeton SDK.mk, përcjell Portalb.mk.

Gruevski është në arratisje zyrtarisht që nga 13 nëntori I vitit 2018, kur u lajmërua nga Budapesti dhe njoftoi se ka fituar azil. Kuvendi njëherë tentoi të ia marrë mandatin, kur  Gruevski u akuzua me dy vjet burg për lëndën e PSP-së, “Tank”, por nuk u siguruan 80 vota të deputetëve.

Anëtarë të komisionit, përveç kryetarit Pavle Bogoevski janë: Miroslav Jovanoviq, Aleksandar Kiracovski, Sasho Kostov, Agim Shaqiri, Trajko Veljanovski, Johan Traçullovski, Krsto Mukoski dhe Boris Zmejkovski. Nëse propozimi kalon në komision , për të cilin nevojiten 5 vota, me pas kalon në seancë parlamentare në të cilën nevojiten 80 vota të deputetëve për marrjen e mandatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button