Janë ndarë subvencione për dritare, por jo edhe për fasada energjetike

Në fushatën parazgjedhore të vitit 2016, LSDM dha premtim rreth subvencionimit të shtëpive për efikasitet energjetik, të cilin e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar: 

Premtim:  Do të sigurojmë subvencione për çdo qytetar i cili do të zgjedh që të izolojë objektin e vet, përmes ndihmës së drejtpërdrejtë financiare nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, me çka do të ketë vlerë 20% nga investimi i përgjithshëm i qytetarëve. 

LSDM në programin e saj parazgjedhor premtoi se do të subvencionojë çdo qytetarë i cili do të vendos të izolojë objektin/shtëpinë e vet dhe këtë premtim e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.

Ky premtim njëherë ka qenë temë e vlerësimit të “Vërtetmatësit” me 14 janar, me vlerësimin si i parealizuar. Por, ky vlerësim është nxjerrë në raport me implementimin e termoizolimit të shtëpive individuale në raport me fasadën e përgjithshme.

Ministria e Ekonomisë komunikoi se çdo qytetarë që do të zgjedh dritare PVC ose alumini do të merr subvencione nga shteti nëse ka bërë investim deri në 50% të vlerës së investuar, por jo më tepër se 25 mijë denarë.

Në pajtim me Programin për promovim të burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik në amvisëri për vitin 2019 edhe këtë vit vazhdojmë me realizimin e masave të parapara, andaj këto ditë u shpallën konkurse për kompensim të një pjese të shpenzimeve për sisteme diellore termale në amvisëri, me çka janë siguruar 5 milion denarë dhe për blerjen dhe vendosjen e dritareve PVC ose prej alumini në amvisëri për vitin 2019, për të cilat siguruar 25 milion denarë”, komunikoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencë për shtyp të mbajtur me 15.05.2019. 

Kushti për marrjen e këtyre mjeteve është që qytetarët të konkurrojnë në disa konkurse të vitit të kaluar për mjetet e njëjta.

Kushti i vetëm është që blerësi të mos ketë shfrytëzuar të drejtën për kthimin e një pjese të mjeteve për qëllimet konkrete mbi baza të shpalljeve publike nga ana e Ministrisë për Ekonomi në vitin paraprak. 

Sipas të dhënave nga Ministria në dy vitet e kaluara për këtë qëllim – implementimin e dritareve termoizoluese bashkëkohore janë shpenzuar 66 milion denarë për 2.350 amvisëri.

Ministria, në pajtim me Programin për punën e Qeverisë 2017-2020 (faqe 44/45) dhe në pajtim me programet vjetore për “promovimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe inkurajimin për energji efikase në amvisëri”, përkrah dritareve, subvencionojë blerjen e kaloriferëve me peleta dhe koletorët e energjisë diellore, sikurse vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit. Përsëri, nuk mund të gjejmë në rregullore dhe në shpalljet se Ministria, Qeveria financon ndërrim të izolimit të objekteve individuale ose kolektive, edhe pse në komuna ka subvencione për objekte kolektive banesore.

Duke pasur parasysh këtë fakt, si dhe sqarimin e dhënë në “Vërtetmatës” në fillim të këtij viti se në Planin e Katërt Aksionar për energji efikase do të mund të implementohen masa të reja për përmirësimin e të njëjtës, të cilët do të ndryshojnë në vitin 2020, vlerësojmë se premtimi i LSDM-së në programin parazgjedhor, më pas i transferuar edhe në Programin për Punë të Qeverisë është pjesërisht i realizuar. 

Subvencionohet prej mjeteve buxhetore izolimi i objekteve, por jo edhe fasadat ose çatitë.

Burimi: Vërtetmates.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button