Anitkorrupsioni: Ish-kryetari i Gjykatës Penale e ka punësuar nipin e tij pa aplikuar në konkurs

Komisioni i Antikorrupsionit do të fillojë iniciativë për ngritjen e procedurës para Prokurorisë Publike të Shkupit sepse ka konfirmuar keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim te ish-kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e sotme të Komisionit është treguar se Jordan Tasevski, nipi i Pançevskit, është pranuar në vendin e punës se bashkëpunëtor më i ri gjyqësor, edhe pse aspak nuk është paraqitur në konkurs ku me rregull kanë aplikuar 155 kandidatë.

“Pançevski i ka tejkaluar kompetencat e tij. Ky është veprim joligjor. Nuk është në pyetje nepotizmi këtu, por keqpërdorimi i detyrës zyrtare”, tha Katica Nikollovska, anëtare e Komisionit.

LEXO: Antikorrupsioni do t’i kontrollojë për korrupsion gjykatësit Vangellovski, Laliq dhe Pançevski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button