Siri, 7 civilë janë plagosur gjatë një sulmi në Jarabulus

Gjatë një sulmi me bombë në Jarabulus të Sirisë janë plagosur 7 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale njoftuan se sulmi ka ndodhur pasi një mjet shpërthyes në një motoçikletë është aktivizuar në Jarabulus, zonë e cila në ofensivën “Mburoja e Eufratit” u çlirua nga terroristët.

Siç theksohet, dy civilë kanë pësuar lëndime serioze.

Në vendin e sulmit janë ndërmarrë masa të larta të sigurisë dhe hetohet mundësia nëse për sulmin është përgjegjëse organizata terroriste YPG/PKK.

Gjatë një sulmi tjetër me bombë në Jarabulus më 9 mars humbën jetën tre pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button