Ambasadori britanik: Çdo viktimë në Kosovë meriton drejtësi

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell ka thënë të mërkurën se ka takuar në Vushtrri, familjet e viktimave të masakrës së 22 majit të vitit, 1999.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai ka thënë se “çdo viktimë, pa dallim nëse janë shqiptarë, serbë, romë, ashkali, boshnjakë meritojnë drejtësi. Por, më shumë se çdo gjë, ata meritojnë që përjetimet e tyre te tregohen dhe të pranohen”, transmeton REL.

Sipas tij, pajtimi fillon duke treguar dhe dëgjuar të vërtetën.

Më 22 maj të vitit 1999 në këtë qytet konsiderohet të jenë vrarë 77 shqiptarë nga forcat serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button