Greqia bëri test-fluturime, e jo fluturime për mbrojtjen e qiellit të RMV-së 

Në numrin e lartë të lajmeve të publikuar dje, por edhe sot në mediat bullgare për test-fluturimet e avionëve ushtarak grek  – gjuetarët në qiellin mbi Maqedoninë për shkak të testimit të komunikimeve, pothuajse të gjithë pa një i kanë transmetuar faktet konkrete edhe në titujt edhe në tekste. Të gjithë theksonin se bëhet fjalë për përgatitje për mbrojtje të qiellit mbi Maqedoninë e Veriut si një anëtarë e ardhshme e plotfuqishme e NATO-s, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Gabim në titull kishte te “Mediapul”, që është një nga mediat-online më serioze në Bullgari. Për fatfluti të keq, edhe pse në tekst konkretisht i kanë transmetuar faktet sipas standarteve gazetareske, me titullin “Greqia e ka filluar mbrojtjen e hapësirës ajrore mbi Maqedoninë e Veriut”, krijoi dezinformata – se NATO tashmë ka filluar me fluturime për shkak të mbrojtjes, që është e pasaktë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button