Theresa May lë të hapur mundësinë e një referendumi të dytë për Brexitin

Theresa May ka lënë hapur mundësinë për një referendum të dytë për Brexitin në një përpjekje të fundit që të mundohet të kalojë marrëveshjen e saj, transmeton Gazeta Express.

Marrëveshja e Theresa May për Brexit është refuzuar tre herë nga parlamenti britanik, port ë martën kryeministrja ka bërë të ditur se ajo do provojë edhe një herë që të kalojë një marrëveshje që do e shihte Britaninë e Madhe jashta Bashkimit Europian përfundimisht.

“Kam dëgjuar me kujdes ata që kanë kërkuar një referendum të dytë. Kam pikëpamjet e mija rreth kësaj çështje. Nuk besoj që kjo është një rrugë që ne dueht të ndjekim pasi që besoj se ne duhet të implementojmë rezultatet e referendumit të parë.”, tha kryeministrja britanike.

Gjithsesi ajo pastaj bëri të ditur se mundësia e një mbajtjes së një referendumi të dytë do hidhet në votim në parlamentin britanik. Votimi për herë të katërt i marrëveshjes së saj për Brexitin do mbahet në javën e parë të qershorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button