Maqedoni e Veriut, nga 1 qershori pagesë me “kesh” deri në 500 euro

Nga Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore thonë se ndalesa, që do të hyn në fuqi nga 1 qershori, është shumë restriktive dhe do ta vështirësojë biznesin. Ata ka kohë më të gjatë që kërkojnë pagesa me para të gatshme të lejohet për shuma më të mëdha, ndërsa si shembull i përmendin vendet e Bashkimit Evropian, kur limiti është nga disa mijëra euro.

“Është shprehi e Ballkanit që të paguhet me kesh. Jemi të vetëdijshëm që klientët të kërkojnë alternativë për këtë kufizim. Nëse i fusin paratë në bankë do të paguajnë provizione për atë. Kjo donë të thotë se konsumatorët do të kërkojnë tregje alternative si Kosova, Serbia dhe Greqia” – deklaroi për 24 Vesti, Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Uljen e limitit më së shumti do ta ndiejnë tregtarët me teknikë të bardhë dhe mobile. S’do të mund, për shembull, të blihet televizor me para të gatshme që kushton mbi 500 euro.

Ndërkohë, nga Ministria e financave thonë se pagesa nëpërmjet bankës duhet të reduktojë ekonominë informale në vend.

“Dispozitat për kufizim të pagesave me para të gatshme janë pjesë e luftës për parandalimin e pastrimit të parave dhe reduktimin e ekonomisë informale. Lufta kundër pastrimit të parave dhe asaj që quhet “ekonomia gri” është një nga udhëzimet dhe kërkesat kryesore të Bashkimit Evropian në raportet e tyre”, njoftoi Ministria e financave.

Kjo nuk është hera e parë të ulet limiti për pagesë me para të gatshme. Vitin e kaluar ishte deri në 2 000 euro, kurse në janar u ul në 1000 euro. Ndalesa vlen për pagesa edhe të personave fizikë edhe atyre juridikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button