“Një shoqëri për të gjithë”, Qeveria e prezantoi Strategjinë kundër urrejtjes dhe ndasive

Nëpërmjet “Strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe ndërkulturalizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, pushteti bashkë e sektorin civil do të mundohet t’i japë fund gjuhës së urrejtjes, ndasive në baza etnike apo fetare, apo sulmit ndaj grupeve të margjinalizuara në vend.  Kjo u tha sot, në prezantimin e Strategjisë nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska dhe drejtorit të parë të Agjencisë për Iniciativa Demokratike dhe përfaqësues i sektorit civil, Albert Musliu, raporton Portalb.mk.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sot përpara organizatave joqeveritare dhe korit diplomatik në vend, e kanë prezantuar Strategjinë kombëtare me të cilën parashihet t’i jepet fund ndasive etnike, urrejtjes dhe rrahjeve në ndërmjet qytetarëve.

Kryeministri Zaev, porositi që në vend të ndarjeve, duhet që vendi ynë dhe qytetarët tanë të punojnë bashkë për zhvillimin ekonomik për jetë më të mirë.

“Ky dokument është shumë i rëndësishëm për shtetin tonë multietnik dhe ajo duhet të jetë model për shumë vende. Besoj që këtë model të suksesshëm do të mundemi ta mbindërtojmë në bashkëjetesën, tonë në vendin tonë, pasi që jetojmë në shekullin XXI dhe besoj që këto çështje i tejkalojnë ndarjet, konfliktet, urrejtjet që ishte tipike për një kohë të kaluar, që të mundemi bashkë t’u përkushtohemi vlerave që janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët. Në vend ndarjeve, na duhet jetë kualitative për të gjithë, institucione me të drejta, të barabarta, shoqëri të barabartë, shtet të përbashkët ku bashkë ndihmohemi dhe ku bashkë punojmë për avancimin e Maqedonisë së Veriut”, tha kryeministri Zaev.

Ministrja, Deskoska theksoi se nëpërmjet kësaj strategjie do të ngushtohet hapësira për nacionalizëm dhe shovinizëm.

“Ky dokument paraqet dëshmi për ndërtimin e bashkimit dhe solidaritetit si drejtim i vetëm për zhvillimin e komunitetit tonë, ku të gjithë qytetarët tanë do të ndjehen ata që janë, të bashkuar dhe të sigurt. Ky draft i Strategjisë i përmban udhëzimet që plotësisht do ta ngushtojë hapësirën për nacionalizëm, shovinizëm dhe rrëfimet e rrejshme që gjatë kohë janë promovuar. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se shteti ynë nuk është ende imun për të njëjtat, për fat të keq këtu ende ekzistojnë politika të caktuara që i përkasin të kaluarës, që ende promovojnë ndarje të rrejshme, që në në kohë afatgjate kanë ndikim negativ”, tha Deskoska.

Përfaqësuesi i sektorit civil, Musliu, e përshëndeti strategjinë, duke theksuar që kjo strategji duhet të dërgojë porosi që respektimi i përfaqësimi të drejtë nuk do të thotë që të mos respektohet sistemi i meritokracisë, por të ketë shtet ligjor dhe sundim të së drejtës.

“Në aspektin e përfaqësimit të drejtë, nuk do të thotë se nuk duhet të zgjedhen kuadrin kualitativ. Duhet të kihet parasysh edhe sistemi i meritokracisë, pasi që nuk ka asnjë komb në botë që nuk ka kualitet, megjithatë çështja është se partitë politika i injorojnë ose vetë ata e injorojnë veten pasi që mendojnë që parakusht për të pasur sukses është përkatësia e tyre politike. Ndërkulturalizmi nuk nënkupton vetëm norma juridike në këtë fushë, ato nënkuptojmë edhe sundim të ligjit, qeverisje të mirë dhe përfshirje. Dhe kjo do të kontibuojë që të ndryshohet ky paragjykim. Shpresoj që të gjitha propozimet që do të jepen për avancimin e kësaj strategjie do të ndihmojnë në përmirësimin e politikave të qeverisë, e cila shumë guximshëm ka hyrë në komunikimin dhe tolerancën ndërkulturore në Maqedoninë e Veriut”, tha Musliu.

Nryshe Strategjia parasheh shtatë pika:

  1. Korniza ligjore:Analiza dhe përmirësimi i kornizës ligjore për zhvillimin afirmativ të konceptit të një shoqërie dhe interkulturalizmit, veçanërisht në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim në BE dhe hapjes së kapitullit 23. Përmirësimi i kornizës ligjore për parandalimin dhe sanksionimin e gjuhës së urrejtjes është një nga më të mëdhenjtë si kërcënim më i madh për lirinë e shprehjes.
  2. Arsim:Përmirësimi i politikave në arsimin formal dhe joformal për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe interkulturalizmit.
  3. Kultura: Në kuadër të Strategjisë për kulturë do të përfshihen masa strategjike për  promovimin e tolerancës ndërkulturore dhe mirëkuptimit.
  4. Media:Përmirësimi i programit të shërbimit publik dhe mbështetja e mediave private për të promovuar konceptin e një shoqërie dhe të tolerancës ndërkulturore.
  5. Vetëqeverisja lokale:Ndërtimi i politikave dhe masave për zhvillimin e interkulturalizmit në nivel lokal.
  6. Të rinjtë:Masa për të zvogëluar nivelin e urrejtjes ndërmjet të rinjve nga komunitetet e ndryshme, punë me grupet e tifozëve për të zhdukur urrejtjen ndëretnike dhe manifestimin e racizmit. Ndërtimi i politikave dhe organizimi i një numri më të madh të ngjarjeve dhe manifestimeve, me përmbajtjen e të cilave aktorët dhe mesazhet do të synojnë rritjen e tolerancës ndërkulturore.
  7. Kohezioni social dhe integrimi:Masa për të zvogëluar distancën ndërkulturore, politikat e integrimit të pjesëtarëve të bashkësive më të vogla në jetën publike, pjesëmarrje efektive në jetën shoqërore dhe ekonomike të të gjitha komuniteteve.

LEXO: Qeveria e Maqedonisë do ta luftojë gjuhën e urrejtjes përmes konceptit “Një shoqëri” dhe me kallëzime penale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button