Dhjetë lojtarët që vrapuan më së shumti në këtë sezon të Ligës Premier, asnjë i Unitedit

Ole Gunnar Solskjaer kishte thënë se skuadra e tij është ajo që punon më së shumti në Ligën Premier, por që asnjë lojtarë i tij nuk ka arritur të futet në listë.

Tifozët e Chelsea e ka vërshëllyer Maurizio Sarrin në disa ndeshje të ligës angleze, por nuk është se lojtarët e tyre nuk angazhohen apo që nuk punojnë, transmeton Telegrafi.

The Blues kanë tre lojtarë në listë, më shumë se çdo skuadër, që kanë punuar shumë në këtë sezon që e lamë pas, por edhe që nuk janë ndalur së vrapuari.

Jorginho ka vrapuar në këtë sezon 418.8 kilometra, i ndjekur nga pas prej N’Golo Kante (407km) dhe Cesar Azpilicueta (403.3km).

Luka Milivojevic i Crystal Palaces  është lojtari që ka vrapuar më së shumti në sezonin 2018/2019, duke mbuluar një distancë prej 447.1 kilometra.

Në top dhjetëshen e lojtarëve që kanë vrapuar më së shumti në Ligën Premier, nuk janë lojtarët e Manchester Cityt, Liverpolit apo Arsenalit, që është për t’u befasuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button