Prokuroria e urdhëroi MPB ta konfirmojë identitetin e taksistit i cili e ka incizuar bisedën e  Bogoevskit

Prokuroria Themelore Publike deri te Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar urdhër që të bëhen kontrollime rreth konfirmimit të identitetit të taksistit i cili ka bërë incizimin e bisedës, të bëhen kontrollime se nga cili person është bërë droga e porositur narkotike dhe për cilin person është porositur, njoftoi prokuroria pas denoncimit të deputetit Pavle Bogoevski, transmeton Portalb.mk.

Nga atje shtojnë se Ministria e Punëve të Brendshme përmes instrumenteve ndërkombëtare të cilat i shfrytëzon do duhet të bëjë kontrollime edhe për atë se kush është pronar i profilit të rrjetit social rus “Vkontakte”, ku është publikuar biseda telefonike e incizuar e Bogoevskit, i cili më 15 maj në stacionin policor “Qendër” ka denoncuar kryerës të veprës penale – Përgjim i paautorizuar dhe incizim të zërit.

“Sipas gjetjeve të denoncimit, në datë të pacaktuar në periudhën prej mars deri në maj 2019, deri sa ka qenë duke u vozitur me veturë taksi nga kompania e identifikuar dhe ka biseduar me telefon mobil, deputeti në mënyrë të paautorizuar është incizuar nga shoferit i taksit. Biseda pastaj është publikuar në Youtube – Bomba 2019 si dhe në rrjetin social rus Vkontakte,”, thonë nga Prokuroria.

Pas kontrollimeve të bëra, thonë nga Prokuroria, nëse konfirmohet identiteti i kryerësve të veprave penale dhe sigurohen dëshmi ligjore, MPB duhet t dorëzojë padi penale te Prokuroria.

LEXO: Bogoevski thotë se është incizuar nga një taksist: Kam porositur vaj kanabisi, jo kokainë

LEXO: Xhaferi s’ka bazë ligjore që t’i dërgojë deputetët në test për drogë, pritet kontrolli sistematik
LEXO: Deputetët e pavarur nga VMRO-ja kërkojnë ekip mjekësor të hënën në Kuvend që të testojë për drogë
LEXO: Për momentin nuk ka bazë për procedurë kundër Pavlle Bogoevskit, thonë nga kabineti i Xhaferit
LEXO: VMRO kërkon dorëheqjen e deputetit Bogoveski pas skandalit me substancat narkotike
LEXO: Analiza e “Makfax”-it: Mediat dhe rrjetet sociale me gjykime ndaj Pavlle Bogoevskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button