Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve ka dhënë dorëheqje

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Katerina Stavriq ka dhënë dorëheqje nga funksioni.

Informatën për TV 24 e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Dorëheqjen Stavriq e ka dorëzuar që para zgjedhjeve, për shkak arsyeve personale.

Në pyetjen se kush do ta trashëgojë drejtoreshën, ministri tha se Klinika ka kuadro të mjaftuar dhe nëse Stavriq mbetet në qëndrimin që të tërhiqet nga funksioni, menjëherë do të vendoset se kush do ta trashëgojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button