Zyrtare: Toni Kroos e vazhdoi kontratën me Real Madridin

Mesfushori gjerman, Toni Kroos do të vazhdojë të mbetet pjesë e Real Madridit, edhe për katër sezone të tjerë.

Kroos është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014 dhe do të vazhdojë deri në vitin 2023, transmeton Telegrafi.

Ka qenë pikërisht klubi madrilen që ka njoftuar se zyrtarisht Kroos ka vazhduar kontratën edhe për katër vite të tjera.

Ylli gjerman do të jetë në një konferencë për shtyp nga ora 13:00 për folur rreth vazhdimit të kontratës me 13 herë kampionët e Evropës.

Kroos iu bashkua Realit në verën e vitit 2014 nga Bayern Munich për një shumë prej 25 milionë euro.

Që nga ajo kohë reprezentuesi gjerman ka zhvilluar 233 ndeshje zyrtare me Los Blancos duke shënuar 13 gola e duke asistuar në 59 të tjerë.

Toni Kroo. (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Vazhdimi i kontratës me Real Madrid ka bërë që skuadrat e interesuar për të si Inter, Bayern Munich, PSG e Manchester United të shikojnë tjerë objektiva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button