Presidenti Pendarovski u takua me kryeparlamentarin Xhaferi

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e ka pranuar kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

Në takim, kryetari Xhaferi e ka uruar presidentin, Pendaroski për marrjen e funksionit dhe i ka dëshiruar sukses në punë.

“Presidenti Pendarovski dhe kryetari Xhaferi kanë këmbyer mendime për gjendjet aktuale në Maqedoninë e Veriut. Të dy bashkëfolësit e kanë theksuar rëndësinë e të gjitha institucioneve relevante në shtet, që në periudhën e ardhshme t’i kahëzojnë kapacitetet e përgjithshme drejt realizimit të hapit të ardhshëm të rëndësishëm në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut – caktimit të datës për fillimin e bisedimeve hyrëse me Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e Presidencës.

Xhaferi - Pendarovski
Xhaferi – Pendarovski

Në atë drejtim, thuhet në kumtesë, Pendarovski ka theksuar edhe rëndësinë e Kuvendit në realizimin e agjendës reformuese dhe të dimensionit parlamentar në realizimin e interesave të Maqedonisë së Veriut në planin ndërkombëtar.

Në takim, të dy bashkëfolësit janë marrë vesh që në të ardhmen të kenë koordinim më të afërt të dy institucionet në dobi të qytetarëve dhe në interes të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button