Në Austri zgjedhje të parakohshme në shtator

.

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen njoftoi për zgjedhjet e reja pas takimit me kancelarin, Sebastian Kurz, transmeton ATSH.

Presidenti austriak e konsideroi videon e ish-zëvendëskancelarit, Heinz Christian Strache, një pamje të turpshme.

“Megjithatë, askush nuk duhet të turpërohet për vendin tonë. Disa të zgjedhur kanë shpërfillur besimin e dhënë”, deklaroi ai.

”Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugë për rifitimin e besimit të qytetarëve”, shtoi Van der Bellen.

“Është detyra ime të garantoj stabilitetin e vendit dhe të mendoj vetëm për të mirën e Austrisë. Kërkoj zbardhjen deri në fund të ngjarjes për të mos mbetur asnjë dyshim mbi të”, tha ai.

 Sebastian Kurz kërkoi zgjedhje të reja sa më shpejt të ishte e mundur.

Pamje të filmuara nga kamera të fshehta në një vilë në Ibiza, në vitin 2017, sipas gazetave gjermane ”Der Spiegel” dhe ”Sueddeutsche Zeitung” tregojnë një takim të Straches me mbesën e një oligarku rus, Aljona Makarowa, e cila ofrohej të investonte rreth 250 milionë euro, sidomos në të përditshmen “Kronen Zeitung”, me para të pista, me prejardhje të panjohur.

“Nëse ajo merr ‘Kronen Zeitung’ tri javë përpara zhvillimit të zgjedhjeve dhe na nxjerr në vend të parë, atëherë mund të flasim për gjithçka”, thotë Strache në këtë video.

Në fakt, gruaja në video ishte në realitet një e infiltruar dhe takimi në Ibiza një kurth.

Në video, që dokumenton një takim prej shtatë orësh, zëvendëskancelari dhe krahu i tij i djathtë, Johann Gudens i thurin elozhe sistemit të Orbanit (kryeministri hungarez – shën. i përkth.) për kontrollin e medias.

Ndërmjet opsioneve propozuar ”ruses” flitet edhe për financimin e FPOE-s me forma të diskutueshme financimi, që do të thotë se fondet do të kalonin nëpërmjet shoqatave të ndryshme, në një mënyrë të tillë që do të anashkalonin gjykatat dhe ligjet austriake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button