Xhaferi s’ka bazë ligjore që t’i dërgojë deputetët në test për drogë, pritet kontrolli sistematik

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Talat Xhaferi e ka pranuar dhe shqyrtuar iniciativën e grupit të Pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë për testim vullnetar për drogë të deputetëve, por thotë se s’ka mundësi ligjore për ta realizuar, çka do të pritet kontrolli sistematik, njofton Portalb.mk.

Kontrolli i fundit sistematik i deputetëve është realizuar në vitin 2017, ndërsa i radhës do të realizohet gjatë këtij viti.

“Ligji për deputetët, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, s’ka asnjë bazë ligjore sipas së cilës Kryetari dhe Kuvendi do të mund të realizonin iniciativën e Grupit të pavarur parlamentar. Kushtet për kandidimi, për zgjedhje dhe për punën e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të përcaktuara qartë dhe së këndejmi, Kryetari s’mund dhe s’duhet të veprojnë jashtë kompetencave të tij ligjore. Sipas nenit 22, paragrafi 1 të Ligjit për siguri dhe shëndet në punë punëdhënësi duhet të sigurojë kontrolle mjekësore për punonjësit të paktën çdo 24 muaj. Deputetët dhe stafi i Kuvendit, si dhe të gjithë personat e punësuar në shtet, shkojnë në kontrolle të rregullta vjetore mjekësore, të cilat janë dëshmi e gjendjes së tyre shëndetësore”, thanë për “SDK” nga kabineti i Xhaferit.

Testi i drogës bëhet përmes urinës. Aty, gjurmët e drogave mbeten më gjatë se në gjak. Testi mund të bëhet edhe përmes fijeve të flokëve, por një test i tillë kushton rreth 1.000 euro .

“Për më tepër, s’janë të sakta pretendimet e koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski, se Kuvendi edhe pa nisur zyrtarisht iniciativë mund të përcaktojë përgjegjësinë e një deputeti”, tha Xhaferi.

Sipas Kodit të Etikës për Deputetët, neni 15, Kryetari i Kuvendit s’ka kompetenca në procedurën e përcaktimit të shkeljeve të kryera të lehta dhe rënda dhe për të shqiptuar masa ndaj deputetëve, thotë ai.

LEXO: Deputetët e pavarur nga VMRO-ja kërkojnë ekip mjekësor të hënën në Kuvend që të testojë për drogë
LEXO: 
Për momentin nuk ka bazë për procedurë kundër Pavlle Bogoevskit, thonë nga kabineti i Xhaferit
LEXO: Bogoevski thotë se është incizuar nga një taksist: Kam porositur vaj kanabisi, jo kokainë
LEXO: VMRO kërkon dorëheqjen e deputetit Bogoveski pas skandalit me substancat narkotike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button