Gjykatësit në RMV janë vlerësuar me notën 4, në praktikë drejtësia është selektive

Këshilli Gjyqësor e ka dorëzuar Raportin për punën e gjykatësve deri në Kuvend. Në kohën kur shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskoska, publikisht ka deklaruar se “ligjet nuk vlejnë njëjtë për të gjithë qytetarët dhe funksionarët e zgjedhur”, ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka theksuar se gjykatësit nuk shqiptojnë paraburgim për vepra të rënda penale, Këshillimi Gjyqësor i ka vlerësuar gjykatësit me notën 4, njofton Portalb.mk.

Me vlerësimin e jashtëzakonshëm janë përfshirë 34 gjykatës prej të cilëve 32 janë vlerësuar si “shumë mirë”, ndërkaq vetëm dy me “mirë”. Në mesin e të vlerësuarve janë edhe kandidatët për kryetarë të Gjykatës së Apelit në Shkup dhe të Gjykatës Themelore në Dibër dhe gjykatësit në Gjykatën Supreme dhe në Apel Shkup. Procedurat për shkarkim dhe konstatim të përgjegjësisë ende “vazhdojnë” – kanë shkruar anëtarët e Këshillit Gjyqësor në raport.

Raportin e plotë mund ta shihni më posht:

Reagimi i ngadaltë i kompetentëve e ka provokuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili publikisht ka kërkuar që të ketë amnisti për gjykatësit. Ai ka theksuar se gjykatësit janë të mbrojtur, edhe pse shumë vendime të tyre janë të palogjikshme, veçanërisht me mos-arsyetimin e paraburgimit për vepra të rënda.

Oliver Spasovski, foto: Borçe Popovski, "Kolektif"
Oliver Spasovski, foto: Borçe Popovski, “Kolektif”

“Nuk mundet që MPB të burgosë në mëngjes, ndërkaq në mbrëmje të njëjtët t’i shohim në paraburgim shtëpiak ose me masa të kujdesit, por jo edhe me paraburgim për vepra të rënda, për të cilat duhet që të ketë paraburgim. Edhe këtu tregohet se ekzistojnë edhe kritere tjera, në bazë të së cilave miratohen vendimet. Unë nuk mundem të besoj se si nuk shqiptohet paraburgim për njerëz me krim të rëndë, ndërkaq shqiptohet për qytetarë të thjeshtë me vepra penale shumë më të vogla. Unë jam për atë që të mos shfrytëzohet masa e paraburgimit ashtu siç ka qenë më herët, por ajo duhet të jetë e unifikuar. Nëse qytetarët marrin paraburgim, pse një ish kryetar i komunës të mos marrë paraburgim”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Spasovski vlerëson se duhet që të ketë procedurë edhe për gjykatësit te të cilët është konstatuar përgjegjësi.

“Regjimi paraprak e ka instaluar këtë gjyqësor dhe unë kam indikacione serioze se ai regjim i shfrytëzon të gjitha mjetet që i ka në dispozicion në këtë gjyqësor që i miraton vendimet”, tha Spasovski.

Si shembuj, Spasovski e ka theksuar shembullin e Sasho Mijallkovit, të cilit disa herë i është shqiptuar paraburgim, por për aq herë është liruar dhe shembullin e ish kryetarit të Karposhit, Stevço Jakimovski, të cilit nuk i është shqiptuar paraburgim për arsye shëndetësore.

Bexheti: KE-ja do të lavdërojë gjyqësorin!?
gjyqësor

Nga Gjykata nuk dëshirojnë ta komentojnë deklaratën e Spasovskit dhe kanë paralajmëruar që ditët e ardhshme do të publikojnë analizë të tyre për atë se sa paraburgime janë shqiptuar dhe për çfarë vepra penale.

Reagime në opinion ka shkaktuar edhe vendimi i fundit i Këshillit Gjyqësor për gjykatësin administrativ, i cili është i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me denacionalizimin e pronës në bregun e Strugës, dhe të cilit i është marrë imuniteti, por nuk i është shqiptuar paraburgim. Ndaj kësaj ka reaguar shefja e Prokurorisë për krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskoska e cila tha se ligjet nuk vlejnë njëjtë për të gjithë dhe se funksionarët për shkak përgjegjësisë që e kanë, duhet që të marrin dënime më të larta se qytetarët e thjeshtë, që nuk ndodh te ne.

Përkundër këtyre kritikave publike, por edhe shumë raporteve nga institucionet ndërkombëtare për defektet në sundimin e së drejtës, Këshilli Gjyqësor në Raportin e fundit vlerëson se shuma e gjykatave kanë qenë të përditësuara. Nga kërkesat për shkarkim të gjykatësve, është mbaruar vetëm për një gjykatës në Gjykatën e Ohrit, për “pranim të ryshfetit” dhe është dënuar me 1 vjet burg me kusht.

Për një gjykatës tjetër nga Gjykata Themelore Ohër procedura vazhdon. Ai nuk i ka publikuar vendimet dhe i ka tejkaluar afatet ligjore për përgatitjen e vendimeve për shkak se ka vepruar në mënyrë jo-profesionale dhe jo të kujdesshme. Procedura vazhdon edhe kundër një gjykatësit nga Tetova i cili pas dorëzimit të raportimit nga PTHP Tetovë për anulim të ndjekjes penale kundër të akuzuarve, nuk ka miratuar vendim për ndalim, por të njëjtën e ka vazhduar dhe ka miratuar vendim me të cilin i akuzuari e është shpallur fajtor.

Në lidhje me konstatimin e përgjegjësisë te gjykatësit nga Gjykata Supreme që ia kanë shfuqizuar paraburgimin Sead Koçanit dhe i cili më pas është arratisur, ende nuk ka vendim. Në raport shkruan se për këto Gjykatës, Këshilli zbaton procedurë në pajtueshmëri me Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta vazhdon.

Formulimi i njëjtë “procedura vazhdon” është theksuar edhe për gjykatësit e Gjykatës së Apelit, të cilët “duke vepruar për ankesat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), anë bërë shkelje”.

Ndikimi politik ndaj gjyqësorit është theksuar edhe në Raportin e Stejt Departamentit të SHBA-së për të drejtat e njeriut për vitin 2018-të, i cili duke u thirrur në raportin special të PSP-së, kanë theksuar se katër gjykatës kanë lejuar që politika drejtpërdrejtë të përzihet në gjyqësor: kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, i cili ka ndarë informata kyçe për rastet me politikanët dhe funksionarët për gjykim, ish kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Aleksandra Zafirovska, e cila është konsultuar me ish përfaqësues të lartë qeveritar për zgjedhjen e gjykatësve lojal për politikën, ish gjykatësja Sofija Laliq, e cila i ka ndjekur udhëzimet e DSK-së dhe seriozisht e ka shkelur Kodin Etik të Gjykatësve dhe gjykatësja, Svetllana Kostova, e cila njëkohësisht ka punuar edhe si gjykatëse dhe ka qenë e punësuar në DSK. Për asnjërin prej këtyre deri më tani nuk është konstatuar përgjegjësi.

Pa epilog ka mbetur edhe rasti me keqpërdorimin e sistemit AKMIS – gjegjësisht shpërndarjen e lëndëve te gjykatësit lojal të politikës që është konstatuar në raportin e komisionit të jashtëzakonshëm të formuar nga Ministria e Drejtësisë. Prokuroria i ka marrë në pyetje një pjesë e të përmendurve, por vendim për akuzë eventuale ende nuk ka.

Me Ligjin e ri, do të munden të shkarkohen edhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor

Me Ligjin e ro për Gjykatat edhe keqpërdorimi i AKMIS-it do të jetë bazë për shkarkimin e kryetarëve të gjykatave.

FOTO Portalb.mk- Renata Deskoska
FOTO Portalb.mk- Renata Deskoska

“Obligimi i Qeverisë është që të propozojë zgjidhje ligjore që do të garantojë sistem stabil gjyqësor, i cili do të garantojë pavarësi të gjykatësve në vendimet e tyre, por edhe përgjegjësi.

Në Ligjin për Gjykatat është vendosur bazë për shkarkim, nëse me shpërndahen lëndë jashtë sistemit AKMIS, do të mundet të shkarkohet kryetari i Gjykatës, ndërkaq ka dispozita për vendime politike, konflikt interesi, kontrollim të gjendjes së pronës”, tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Por, përveç që janë vendosur dispozita të reja për shkarkimin e gjykatësve, me ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor është propozuar edhe mundësia për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit, që deri më tani nuk ka qenë e mundshme.

“Pavarësisht nëse e kanë kryer ose jo punën, nuk ka pasur mundësi që të kërkohej përgjegjësi. Ndërkaq tani ka mundësi që të shkarkohen, ndërkaq për pas të ndiqen penalisht. Por, duhet që të theksohet edhe se tërë ngarkesa e zbatimit të reformave gjyqësore ka mbetur te anëtarët e Këshillit Gjyqësor që t’i zbatojnë ata ligjet”, tha Deskoska.

Ligjet për Gjykata dhe për Këshillin Gjyqësor dje u miratuan në Kuvend, por për shkak të refuzimit të nënshkrimit të Ivnaovit që t’i nënshkruajë, këto ligje u desh që përsëri të votohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button