Qendra rinore Hera do të bëjë testim falas për HIV dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme

Nën moton “Testo. Shëro. Parandalo “, nga sot e deri më 24 maj do të zhvillohet  Java pranverore e Evropës për testim, e cila synon të rrisë numrin e personave që janë testuar për HIV dhe infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme, si pjesë e kujdesit për shëndetin e tyre, njoftojnë nga shoqata Hera, transmeton NovaTV.

Nga 400 njerëz të infektuar me HIV, që vlerësohet të jetojnë sot në vendin tonë, pothuajse gjysma e tyre nuk e njohin statusin e tyre HIV-pozitiv. Vitin e kaluar, më shumë se gjysma e njerëzve me HIV ishin diagnostikuar me vonesë, duke vonuar fillimin në kohë të terapisë. Me testimin në kohë dhe me terapinë e rregullt, njerëzit me HIV mund të jetojnë me shëndet dhe gjatë, por edhe të parandalojnë transmetimin e virusit sepse prania e tij në gjak zvogëlohet aq shumë sa që nuk mund të transmetohet seksualisht edhe kur nuk përdoret mbrojtja, thonë nga Hera.

Qytetarët mund të testohen falas dhe në mënyrë  konfidenciale për HIV dhe infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme në Qendrën Rinore të Hera “Dua të di” në Vodno.

Për detaje më të hollësishme, mund të lajmëroheni në numrin e telefonit 02/3176-950. Më shumë informacion rreth HIV-it dhe lokacioneve më të afërta ku mund të kryhet tetsimi,  është gjithashtu i disponueshëm përmes aplikacionit celular Android ‘Bëni një test HIV’ që mund të shkarkohet falas në Google Play.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button