Prishtinë, një person është plagosur pas përleshjes mes dy grupeve

Një person është plagosur mbrëm në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Krasniqi tha se viktima është plagosur në këmbë derisa për këtë rast janë të dyshuar tre persona.

“Pas orës 22:00 mbrëm në Prishtinë ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve të qytetarëve ku një prej tyre është lënduar në këmbë. Viktima është dërguar për mjekim në Klinikën Emergjente të QKUK-së. Policia është në kërkim të tre personave që shkaktuan këtë përleshje”, tha Krasniqi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button