“Demaskohet rrena e shqiptarëve” – titulli që shfaq rastin e Brovinës në mediat serbe (FOTO)

Zhvillimet e sotme lidhur me publikimin e një fotografie nga deputetja Flora Brovina, e cila pretendon se në atë foto shfaqen serbët duke dhunuar një grua gjatë luftës në Kosovës – origjinaliteti i se cilës u kontestua me pas – u bënë pjesë e mediave serbe.

LEXO: Fotografia që e publikoi Flora Brovina gjendet e publikuar në faqe të huaja online

Lajmi se fotografia në fjalë mund të mos jetë origjinale, pasi foto të ngjashme janë gjetur neper uebfaqe me përmbajtje për të rritur që duket se origjinën e kanë në Irak, menjëherë bëri bujë në shtetin fqinj.

Pink.rs shkruan se “Demaskohet rrena e shqiptarëve: Flora Brovina tregoi një foto të ushtarëve serbë që dhunojnë gruan shqiptare – zbulohet se fotoja ishte nga Iraku!”

Tituj të tjetër që shfaqen nëpër portalet serbe janë “Tashmë demaskohet rrena e shqiptarëve: Flora Brovina shfaq një fotografi në të cilën ushtarët serbë dhunojnë shqiptaren, portali i Prishtinës menjëherë zbuloi se ishte një foto nga Iraku” në portalin kuri.rs dhe “Brovina tregoi një foto të “dhunimit në Kosovë”, mediat e Prishtinës e demaskojnë” ishte titulli i shkrimin në b92.

Në raportimet e tyre tregohet gjithë ngjarja e ditës së sotme lidhur me kontestimin e fotografisë se paraqitur nga Brovina.

Ndryshe deputetja ka insistuar se fotografia është origjinale dhe se do t’i dërgojë gjithë dokumentacionin dhe dëshmitë në Prokurori.

LEXO: Reagimet pas dyshimeve për fotografinë e Brovinës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button