Ja kush janë grupi i dytë i finalistëve të ‘Eurovision 2019’ (VIDEO)

Sot, në Tel Avivi në Izrael është mbajtur gjysmëfinalja e dytë e festivalit evropian “Eurovision 2019”, me çka është përzgjedhur edhe grupi i dytë i finalistëve i përbërë nga dhjetë shtete, transmeton Portalb.mk.

Në finalen që do të mbahet më 18 maj 2019, e shtunë, sot u kualifikuan të marrin pjesë:

  1. Maqedonia e Veriut – Tamara Todevska me “Proud”,
  2. Holanda – Duncan Laurence me “Arcade”,
  3. Shqipëria – Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës”,
  4. Suedia – John Lundvik me “Too Late For Love”,
  5. Rusia – Sergey Lazarev me “Scream”,
  6. Azerbajxhani – Chingiz me “Truth”,
  7. Danimarka – Leonora me “Love Is Forever”,
  8. Norvegjia – KEiiNO me “Spirit In The Sky”,
  9. Zvicra – Luca Hänni me “She Got Me” dhe
  10. Malta – Michela me “Chameleon”.

Në gjysmëfinalen e parë që u mbajt të martën, për në finalen e së shtunës u kualifikuan: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

Eurovizioni këtë vit, u transmetua direkt në të gjitha kanalet shtetërore evropiane, por gjithashtu edhe u ndoq drejtpërdrejt dhe në kanalet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Kinë – duke kapur shifrat rekord të mbi 200 milionë shikues.

LEXO: Shqipëria me Jonidën u kualifikua në finalen e ‘Eurovision 2019′
LEXO: Maqedonia e Veriut me Tamarën u kualifikua për në finalen e ‘Eurovision 2019’

Gjysmëfinalja e dytë:

Gjysmëfinalja e parë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button