Ditët e Edukimit Financiar: Thirrje publike për të gjithë qytetarët e interesuar

Nga data 29 deri më 31 maj do të mbahet edicioni i tretë i Ditëve të Edukimit Financiar, i cili organizohet nga institucionet rregullatore financiare, në bashkëpunim me kompanitë financiare private. Gjatë këtyre Ditëve, institucionet dhe kompanitë do të hapin dyert e tyre për të gjithë qytetarët e interesuar, duke zhvilluar takime të shumta informative-edukative, njoftojnë nga Banka Popullore, përcjell Portalb.mk. 

Banka Popullore, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrëse në Ditët e Edukimit Financiar bërë thirrje publike për të gjithë qytetarët e interesuar për pjesëmarrje në prezantimet edukative në Bankën Popullore mbi temat e mëposhtme:

–       Sistemi i pagesave dhe shërbimet e pagesave – 29 maj;

–       Sistemi bankar – 30 maj dhe

–       Politikë monetare  – 31 maj.

Prezantimet do të mbahen në hapësirat e Bankës Popullore, me fillim në orën 14. Do të jenë të destinuara për dëgjues me nivel bazë dhe më të avancuar të njohurive, gjegjësisht do të mbulojnë aspektet themelore dhe më të hollësishme të fushave të përmendura. Pas çdo prezantimi është paraparë një hapësirë kohore për pyetje nga qytetarët dhe diskutim me ekspertët e Bankës Popullore.

Me qëllim organizimin e prezantimit në pajtim me interesin e shprehur të qytetarëve, të gjithë të interesuarit mund ta paraqesin pjesëmarrjen e tyre përmes dërgimit të mesazhit në:

–       e-mail adresën [email protected] ose

–       faqet zyrtare të Bankës Popullore në rrjetet sociale Fejsbuk, Tuitër dhe Instagram.

Në këtë mënyrë, çdo qytetarë i interesuar, duhet të specifikojë temën/prezantimin për të cilin shpall interes.

Për pjesëmarrje në prezantime mund të paraqiten edhe përfaqësues/ekipe të kompanive private.

Afati i paraqitjes: 27 maj i vitit 2019 ose deri në plotësimin e numrit maksimal të pjesëmarrësve, në pajtim me kapacitetet hapësinore.

 

Gjatë Ditëve të Edukimit Financiar (29-31 maj të vitit 2019), në hapësirat e Bankës Popullore do të ketë edhe një info-pult, në të cilin në periudhën prej orës 10 deri në orën 13, të gjithë qytetarët e interesuar mund të marrin përgjigje për pyetjet e tyre nga sfera e veprimtarisë së bankës qendrore në vendin tonë. Të interesuarit mund të vizitojnë edhe Muzeun e Bankës Popullore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button