Princi Eduard u njoftua me projektet të cilat janë duke u realizuar me ndihmë britanike

Fëmijët e studios për vallëzim “Eureka” me shfaqjen “Hirushja” sot performuan para princit Eduard, grofi nga Veseksi, në Filarmoninë Nacionale në Shkup, për çka fituan duartrokitje të madhe prej publikut, ndër të cilët kishte edhe ministra, ambasadorë dhe figura publike, transmeton Mkd.mk, përcjell Portalb.mk. 

Ngjarja u mbajt si pjesë e më shumë prezantimeve të cilat i paraqitën lidhjet mes Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut në arsim, mjedis jetësor dhe art.

Projektet e nxënësve nga Sh.F. “Bllazhe Koneski” nga Prilepi dhe Sh.F. “Qirili dhe Metodi” nga Shkupi, dizajni i modës nga hedhurina të tekstilit dhe projekti “Mos injoro, reago” për mjedis më të pastër jetësor, u prezantuan para princit britanik Eduard.

Këto shkolla fillore, në gusht të vitit të kaluar, janë përfshirë në projektin “Shkolla të shekullit 21”, me mbështetje financiare të Mbretërisë së Bashkuar, nëpërmjet Këshillit britanik. Në suazat e projektit kanë vizituar trajnim për të menduarit kritik dhe edukatë digjitale, ndërsa kanë fituar edhe 30 mikrobite përkatësisht kompjuterë të xhepit.

Ekipi i shkollës fillore “Bllazhe Koneski” nga Prilepi me sistemin informativ të transportit  në mars, në garën republikane, e kanë fituar vendin e parë, pas së cilës kanë marrë pjesë në garë rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Beograd. Ndër 13 ekipe nga gjashtë shtete, e kanë zënë vendin e dytë.

“Kemi krijuar sistemin informativ të transportit, që i përdor mikrobitet si kontrollor kryesor të një sistemi të plotë, kurse përbëhet nga programimi dhe elektronika.” Sistemi ka për detyrë që nëse instalohet në automjete të vërteta të parandalojë ndeshje zinxhir dhe ta zvogëlojë numrin e viktimave në aksidentet rrugore”, shpjegoi Antonio Barleski, njëri nga nxënësit në ekip.

Damjan Gjozinski nga ShF “Shën Qirili dhe Metodi” Shkup sqaroi se projekti i tyre është interaktiv për t’i demonstruar shkathtësitë e tyre si programues, por edhe për të zhvilluar muskujt e tyre të këmbëve.

“Për arsye se në shkollën tonë s’kemi sallë, për fat të keq, këtë mund ta përdorim si vegël për ushtrim”, deklaroi Gjozinski, kurse Filip Kërstiq nga ekipi i njëjtë shtoi se dëshirojnë që këtë projekt ta instalojnë në shkallët e qendrës tregtare dhe secili hap të lëshon nga një tingull, kurse me atë t’i nxisin të rinjtë ta stimulojnë aktivitetin fizik.

Qëllimi i tetë dizajnuesve të ri të cilët kanë punuar në dizajne nga hedhurinat e tekstilit, deklaroi Irina Tosheva koordinatore, është që qysh nga fillimi i punës tyre, dizajnuesit të mësohen për modë sa më të qëndrueshme që ato praktika më tutje t’i implementojnë në punën e tyre.

Fushata “Mos injoro, reago”, në organizim të Institutit për studime komunikuese paraqet involvim të qytetarëve për të siguruar sjellje të drejtë të institucioneve, por edhe të kërkohet transparencë dhe përgjegjësi më e madhe.

Për ministrin e punëve të jashtme Nikolla Dimitrov, vizita e princit Eduard është nder i madh, i cili para 13 vitesh i ka hapur hapësirat e reja të Ambasadës së Britanisë në Shkup. Ai tregoi një anekdotë – atëherë e ka pyetur si është të jesh princ, kurse princi Eduard është përgjigjur: “Nuk është keq, por nuk është edhe aq mirë sa tingëllon”. Shefi i diplomacisë tha se princi britanik është duke u larguar shumë i kënaqur nga vendi jonë dhe do të udhëton për në Kroaci.

“Ky është vërtetim pas vizitës së kryeministres Tereza Mej se marrëdhëniet i kemi jashtëzakonisht të afërta. Vitin e kaluar e festuam çerek shekulli nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike, Edhe pse jemi shtete shumë të ndryshme edhe për nga madhësia edhe nga gjeografia, si dhe për nga drejtimi vizionet i kemi shumë të afërta. Ne dëshirojnë në BE, kurse ata dëshirojnë apo mbase edhe nuk dëshirojnë jashtë BE-së. Megjithatë, kjo vizitë është edhe një vërtetim se storja e Maqedonisë është duke u përhapur. E kishim Papën, kemi vizita mbretërore, jemi të hapur, kemi shumë miq dhe Mbretërinë e Bashkuar e kemi njërin nga miqtë tanë më të afërt”, deklaroi Dimitrov.

Paraprakisht, princi Eduard, grofi prej Veseksi, i vizitoi fëmijët në njërën prej kopshteve të fëmijëve në të cilat UNICEF dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me Ministrinë për punë dhe politikë sociale punojnë në drejtim të inkorporimit të mënyrave të reja inovative për zhvillimin e shkathtësive socio-emocionale dhe rezistencës tek fëmijët.

Ky bashkëpunim paraqet pjesë të programit të financuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe mbështetet nga UNICEF-i – Themele për të ardhmen: Ndërtim i shoqërisë pozitive dhe inkluzive të bazuar në vlera, për të përmirësuar praktikat dhe politikat publike për kohezion shoqëror dhe diversitet në vend.

“Ekziston konsensus gjithnjë e më i madh se inteligjenca sociale dhe emocionale janë disa nga faktorët më të rëndësishëm me ndikim të fortë mbi zhvillimin individual dhe suksesin e individëve, mbi kohezionin shoqëror dhe mbi dialogun kulturor në shoqëri”, deklaroi ndër tjerash ambasadorja britanike Rejçell Gallovej. 

Gjatë vizitës së kopshtit, princi Eduard mori pjesë në aktivitetet e reja me të cilat nëpërmjet lojës iu ndihmohet fëmijëve të përvetësojnë shkathtësi të cilat do t’u ndihmojnë të identifikojnë spektër të gjerë emocionesh, të shprehin dhe të menaxhojnë me ato dhe aktivitete përmes të cilave fëmijët mësojnë se si funksionon truri i tyre. Programi gjithashtu inkorporon mënyra të reja për stimulim të përqendrimit, kontroll të impulsivitetit, vetë-respektin, dhe vetë-besimin, vetëdije shoqërore dhe shkathtësi për mirëmbajtje të marrëdhënieve ndër-njerëzore – shkathtësi të cilat janë të rëndësishme për vendosje të marrëdhënieve të shëndetshme në jetë, si dhe për mirëqenie personale emocionale.

“Ky program ndërlidhet me dituritë më të reja shkencore që tregojnë se aftësia e fëmijëve për të mësuar dhe për të zgjidhur probleme, të mendojnë në mënyrë kritike dhe kreative, për të marrë vendime, të fokusohen dhe të formojnë marrëdhënie të shëndosha, varet nga mirëqenia e emocionale”, deklaroi përfaqësuesi i UNICEF Benxhamin Perks.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button