Vendimi për blerjen e koshave të plehrave me para evropiane kaloi në Këshillin e Komunës së Tetovës

Vendimi për blerjen e koshave të plehrave dhe kamionit me para evropiane kaloi në Këshillin e Komunës së Tetovës. Këto kosha plehrash dhe kamioni do t’i barten ndërmarrjes NPK “Tetova”, transmeton Portalb.mk. 

Komuna e Tetovës ka shfrytëzuar 122 mijë euro fonde nga IPA për kosha plehrash dhe një kamion për mbledhjen e të njëjtave, me projektin “Furnizimi me automjet të posaçëm për grumbullimin e mbeturinave dhe kontejner për mbledhjen e mbeturinave”, na njoftojnë nga Komuna e Tetovës. Të njëjtat sot në Këshillin e Komunës së Tetovës ju bartën ndërmarrjes NPK “Tetova”.

“Sot me vendim të këshillit, ndërmarrjes NPK “Tetova” ju bart një kamion për bartjen e plehrave nga Kodra e Diellit dhe fshatrave në lartësi dhe 150 kontejnerëve për plehra të cilat i kemi vendosur nëpër qytet. Makineritë për mbledhjen e mbeturinave gjithmonë janë të pakta, kështu që çdo ndihmë qoftë nga Komuna, qoftë nga projektet e Bankës Botërore janë të mirëseardhura dhe të nevojshme”, tha Xhelal Ceka, drejtor i NPK ”Tetova”.

LEXO: Pastërtia në Tetovë: Komuna thotë se ka shfrytëzuar 122 mijë euro fonde nga IPA për kosha dhe kamion plehrash

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button