Kuvendi i miratoi ligjet që nuk i nënshkroi ish presidenti Ivanov

Deputetët në Kuvend sot në seancë plenare për herë të tretë i ka miratuar ligjet që ish presidenti Gjorge Ivanov, ka refuzuar t’i nënshkruajë dhe i ka kthyer në shtëpinë legjislative, njofton Portalb.mk.

  • Ligji për Këshillin Gjyqësor u miratua me 77 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”
  • Ligji për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik u miratua me 78 vota “për”, asnjë “kundër”, asnjë “të përmbajtur”
  • Ligji për mbikëqyrje inspektuese u miratua me 61 vota “për”, asnjë “kundër” dhe 17 “të përmbajtur”

Pas miratimit të këtyre ligjeve, presidenti i ri është i obliguar që t’i nënshkruajë dhe të njëjtat duhet që të publikohen në Gazetën Zyrtare.

Pendarovski, ka deklaruar paraprakisht se detyra e parë pasi ta marrë postin që është t’i nënshkruajë ligjet në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button