Laptopi i ri për lojëra nga HP, vjen me dy ekrane (Foto)

HP e ka krijuar një laptop të ri për lojëra, ku përdoruesit mund të shfrytëzojnë një ekran LED të ndjeshëm në prekje mbi tastier, derisa luajnë video-lojën e preferuar.

Omen X 2S është laptop pare i lojërave, që ofron dy ekrane të ndryshme, pretendon kompania prodhuese, transmeton Telegrafi.

Ekrani kryesor i pajisjes i ka 15 inç, por nëse doni të shfrytëzoni edhe ndonjë rrjet social apo platformë direkte komunikimi, mund ta bëni nëpërmjet ekranit alternativ me nëntë inç që ndodhet poshtë.

Kjo pajisje është dizajnuar për lojëtarët, që shfrytëzojnë telefonat e zgjuar, për të komunikuar me miq, dëgjuar muzikë, apo të shikohet edhe diçka tjetër kur janë duke luajtur video-lojëra në PC.

Në të njëjtën kohë edhe ekrani i dytë që ka rezolucion prej 1,080 pixelave, mund të shfrytëzohet për lojëra. Sipas HP, mund të shfrytëzohet për të mbajtur shënime, apo për lidhje tjera që i nevojiten lojërarit.

Në të mund të shikohet harta e hapësirës ku zhvillohet loja, të përcjellet ambient i vendndodhjes së lojëtarit, apo si kënd për vrojtim, nëse këtë e ka paraparë zhvilluesi i lojës.

Nëpërmjet ekranit të ndjeshëm në prekje, mund të kontrollohen edhe parametrat e ndryshme të lojës, si dhe vlerësimet që janë dhënë për të.

Raportohet se HP do ta lansojë Omen X 2S gjatë muajit që vjen, me çmim prej 2,099 dollarë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button