Neymari e dëshiron Coutinhon te PSG

Ylli brazilian, Neymar, u ka kërkuar drejtuesve të Paris Saint-Germainin që ta blejnë Philippe Coutinhon.

Sulmuesi 27-vjeçar po mundohet ta bindë kampionin francez ta transferojë bashkëkombësin e tij, i cili luan te Barcelona, transmeton Telegrafi.

Gazeta spanjolle, Sport, raporton që Neymar ka biseduar me pronarin Nasser Al Khelaifi, të cilit i ka kërkuar t’ia sjellë në skuadër brazilianin tjetër.

Neymar dhe Coutinho janë miq të mirë në kombëtaren e Brazilit, prandaj ai dëshiron që ta ketë edhe në skuadër yllin e Barcelonës.

Coutinho nuk ka më vend në skuadrën e Ernesto Valverdes dhe duket se largimi tij është i pashmangshëm nga Blaugranët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button