Limaj: Vetëm Serbia ka përfituar nga dialogu

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, bashkëkryesues i ekipit për dialog me Serbinë, ka thënë se në dialogun e deritashëm “e kemi fuqizuar Serbinë, i kemi ndihmuar ta marrë kandidaturën dhe të hap kapitujt për anëtarësim në BE”.

Limaj ka thënë se vetëm Serbia është përfituese në dialog “dhe krejt këto kanë ndodhur për shkak se dialogu qysh në fillim ka nisur pa kornizë, s’ka qenë i qartë”, transmeton Telegrafi.

“Unë as në 2011 atë kohë kur ka nisur dialogu nuk kam qenë kundër. Kam qenë kundër mënyrës se si ka filluar as pa asnjë agjendë, s’ka pasur afat dhe as tema”, ka thën Linaj në Zona B të Klan Kosovës.

“Nga 2011 deri në 2017 ky dialog është përdorur në favor të Serbisë. Qindra miliona investime nga BE në Serbi, njohjet janë ndalur për Kosovën”.

“Ata e kanë shfrytëzuar dialogun për ta rehabilituar vetën në skenën ndërkombëtare, për më tepër kanë bërë ofensive diplomatike kundër nesh”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button