RMV, filloi kërkimi i lidhjeve, prindërit luten edhe për një shans dhe për pesa në ditarë

Me afrimin e fundit të vitit shkollor, nëpër shkolla gjithnjë e më shumë shpeshtohen urgjencat për nota më të larta. Prindërit kërkojnë nota më të larta për fëmijët e tyre, veçanërisht ato në klasat më të larta, sepse notat përfundimtare në lëndët mësimore janë të rëndësishme gjatë regjistrimit në shkollën e mesme, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kësaj periudhe, edhe në arsimin fillor edhe atë të mesëm janë duke u zhvilluar testimet për të gjitha lëndët, e pas kësaj mësimdhënësit dhe profesorët duhet të shënojnë notat përfundimtare në kolonat e ditarëve.

Marija Kostovska, mësimdhënëse e gjuhën maqedonase, në shkollën fillore “Bllazhe Koneski”, thotë se përfundimit të çdo viti shkollor është gjë e zakonshme që para të ketë prindër që kërkojnë nota më të larta për fëmijët e tyre.

“Kjo s’është në rregull, sepse prindi nuk i bën shërbim fëmijës së tij, por përkundrazi, i bën një shërbim negativ, sepse krejt kjo do të reflektojë në shkollimin e tij të mëtejshëm. Nëse, për shembull, një nxënësit ia kanë përmirësuar notat gjatë gjithë arsimit fillor dhe përfundon me të gjitha notat pesë, njohuritë reale të atij nxënësi do të shfaqen në arsimin e mesëm dhe në sipërfaqe do të dalin notat e dobëta. Prandaj, gjatë vlerësimit, mësimdhënësi duhet të veprojë në mënyrë të drejtë me të gjithë nxënësit, ndërsa faktorët e jashtëm të mos kenë ndikim në vendimet e tij gjatë vlerësimi. Vlerësimi real krijon sistem arsimor funksional dhe të drejtë”,  mendon Kostovska.

Bistrica Stankovska, drejtoreshë e shkollës “Goce Dellçev” në Lisiçe, thotë se kur ka pasur testime eksterne, vrapi për lidhje ka qenë dukshëm më pak i theksuar.

“Me testin ekstern ishte më rreptë, kolegët qëndronin, ndërsa prindërit e dinin se s’guxojnë të kërkojnë të pamundurën, ishin të vetëdijshëm se në qoftë se vlerësimet mësimdhënësi kishte dallim të madh në nota,  do të gjobitet dhe se mund ta humbas punën. Tani kryesisht kemi marrë qëndrim, atje ku të gjitha notat tjera janë pesa, ndërsa në disa lëndë ka notë më të ulët edhe ajo duhet të jetë pesë. Po shikojmë nëpër gishta, por ende, mos mendoni se ndodh që dikush që ka një dysha, në fund të merr pesë. Nuk ka ekstreme të tilla”, thotë Stankovska.

Lidhje për nota më të larta po kërkohen edhe në shkollat ​​e mesme. Drejtorët me të cilët biseduam thonë se prindërve u lejohet të kërkojnë aq sa menaxhmenti i  shkollës mund ta lejojë.

“Është e saktë se ndodh që të kërkohen nota më të larta, por këtë tek ne e rregullojnë profesorët. Kemi edhe këshilla të klasave në të cilat e diskutojmë këtë, megjithatë rrallë ndodhë të kërkohen që notat të falen në mënyrë klasike. Kjo çështje është qëndrim i menaxhmentit. Personalisht, si drejtor, unë nuk e miratoj presionin e tillë. Sepse, megjithatë, në atë mënyrë siklet kredibiliteti i profesorit”, thotë Mitko Dimovski, drejtor i gjimnazit “Orce Nikolov”.

Silvana Krzhovska, drejtoreshe e gjimnazit “Josip Broz Tito” për “Meta”, thotë se urgjencat janë më shumë në drejtim që fëmijët të pyeten ose t’u jepet edhe një mundësi tjetër.

“Ka prindër që kërkojnë prej profesorëve që t’u japin  edhe një mundësi tjetër atyre nxënësve, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë marrë vlerësim të mirë të testit përfundimtar. Në këtë periudhë realizohen testet përfundimtare me shkrim, kështu që fëmija është nën stres dhe prandaj mund të bëjë gabim. Kjo është arsyeja përse prindërit kërkojnë t’iu kushtohet më shumë vëmendje. Pra, presionet janë më shumë në atë drejtim, për t’u dhënë nxënësve edhe një mundësi dhe jo aq sa për të falë nota”,  thotë Krzhovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button