Dy të punësuar në Qytetin e Shkupit dyshohen se kanë vjedhur 55.000 euro nga tatimet e qytetarëve

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar kallëzim penal kundër dy të punësuarve në Qytetin e Shkupit për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim”, “mashtrim kompjuterik” dhe “Falsifikim kompjuterik” dhe u janë përcaktuar masa për përkujdesje, transmeton Portalb.mk.

Një nga të denoncuarit ka punuar si referent i ri për arkivimin e dokumenteve në Repartin për grumbullimin, pranimin, lëshimin, verifikimin e dokumenteve për taksa, tarifa dhe kompensime të tjera, ndërsa tjetri ishte bashkëpunëtor në të njëjtin departament për çështje profesionale.

Gjatë vitit 2018 dhe 2019 referenti u është ofruar qytetarëve të u kryejë shërbime për pagesën e shumës së tatimin në emër të tyre, duke i shtyrë në mashtrim se u bën vetëm shërbime që të mos presin në sportele në bankat ku bëhet shërbimi njëjtë.

Shumën e tatimit ia kanë dhënë në dorë, ndërsa ai në vend se ta paguajë shumën e plotë, ka bërë pagesë të shumës minimale, ndërsa pjesën e mbetur të parave i ka ndarë me kolegun, i cili ka pasur autorizim zë veprojë me sistemin e kompjuterit të Qytetit të Shkupit dhe ka kryer korrigjim në shumës së tatimit të paguar.

Në këtë mënyrë, ata kanë dëmtuar gjithsej 19 qytetarë, obligues-tatimor, nga të cilën kanë vjedhur 3.410.366 denarë, gjegjësisht 55.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button