Një foshnje e braktisur është gjetur në një park në Fushë Tophanë të Shkupit

Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dje me automjet të Ndihmës së Shpejtë është sjellë një foshnje e porsalindur, e cila është gjetur në një park në lagjen Fushë Tophanë, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për foshnje mashkull, që peshon 2.400 gramë, është dërguar në Repartin për Neonatologji, ka gjendje të mirë shëndetësore, janë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për kësi raste. Foshnjën e ka gjetur një kalimtar i rastit në një park, pa rroba”, kumtojnë nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve.

Policia po punon në gjetjen e identitetit të nënës dhe rrethanat me të cilat foshnja është lënë në park, menjëherë pas lindjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button