Diskriminimi gjinor në arsim, Klubi Feminist ka hapur konkurs për fotografi

Klubi Feminist i cili funksionon në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore ka hapur konkurs për fotografi me temë “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë”, me anë të së cilit pretendon të nxisë studentët dhe nxënësit të paraqesin diskriminimin gjinor në libra, apo atë prezent në klasa apo shkolla, transmeton Portalb.mk

“Me hashtagun #ligjeromosdiskrimino synojmë të ngrisim vetëdijen për dallimin gjinor që është prezent në libra, në shkolla dhe në klasa, nëpërmjet fotografive kreative dhe artistike. Konkursi është i hapur për të gjithë ata që duan të marrin pjesë, pa kufizime moshe”, thonë nga Klubi Feminist.

Konkursi është hapur sot, më datë 15 maj, dhe do të zgjasë deri më 31 maj.

Nga Klubi Feminist njoftojnë se do të zgjidhen tre fotografitë më të mira do të kenë shpërblim material kurse sa u përket fotografive tjera, do të jenë pjesë e ekspozitës që do mbahet menjëherë pas mbarimit të konkursit, ku edhe do të shpallen fituesit.

Më shumë informata rreth konkursit mund të gjeni këtu.

Klubi Feminist hap konkurs për fotografi me temë “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë”.
Klubi Feminist hap konkurs për fotografi me temë “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button