Nëse ka zhvillim për bisedimet e PSP-së, do të ketë takim Zaev – Mickoski

Kryeministri Zoran Zaev informoi se sot do të ketë takime në Ministrinë e Drejtësisë që t’i marrë sublimet e fundit për takimet punues për ligjin e ri për prokurori publike, me të cilin duhet që të zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se qëllimi është që të mbarohet procesi në kohë, ndërkaq nëse ka zhvillim do të mundet të realizohet takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Nëse ndodhin disa hapa të caktuara në pjesën e bisedimeve, ne liderët e dy partive politike, do të realizonim takim liderësh për rrumbullakim përfundimtar të ligjit. Dëshirojmë të arrijmë konsensus edhe për këtë ligj. Këtu kemi edhe vendime politike që duhet t’i miratojmë, për atë dhe do të duhet takimi i liderëve për Ligjin për Prokurori Publike”, deklaroi kryeministri Zaev.

Në lidhje me rekomandimet e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit për nepotizmin dhe konflikt të interesave gjatë punësimit, Zaev konfirmoi se një pjesë e kritereve në bazë të të cilave do të bëhen rikonstruimet e paralajmëruara janë edhe deklarimet e Antikorrupsionit.

“Antikorrupsioni ishte i qartë dhe i zëshëm, ajo konfirmon se kemi sistem, dhe ajo është vlera më e madhe. Sistemi do të ishte sistem nëse veprojmë ndaj tij. Ku ka ndikim të funksionarëve dhe me atë janë dëmtuar qytetarët në aspektin e barazisë gjatë punësimit do të ketë përgjegjësi. Një pjesë e ndryshimet që duhet të ndodhin janë edhe në bazë të deklarimeve të Antikorrupsionit”, tha Zaev.

Propozimi i fundit i Ministrisë së Drejtësisë ka parashikuar që prokurori publik, bashkë me dy prokuror të Prokurorisë Publike, të vendosin për ardhmërinë e hetimeve, nëse do t’i udhëheq PSP ose Prokuroria Për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Ndryshe, sipas propozim-ligjit, “bombat” shkojnë në histori, ndërkaq është e paparashikuar ardhmëria e hetimeve për funksionarët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike, po vazhdojnë tanimë dy muaj, por ende nuk ka asnjë marrëveshje.  Reagimet të shumta ka pasur nga faktori ndërkombëtar për miratim sa më të shpejtë të Ligjit për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike.

LEXO: Suedia: Partitë ta zgjidhin çështjen e PSP-së me urgjencë të madhe
LEXO: Fuere: Jam i shqetësuar nga shumë kompromise që bëhen për PSP-në
LEXO: Amerikanët “mezi e presin” Maqedoninë e Veriut në NATO, por kërkojnë edhe të zgjidhet statusi i PSP-së

Edhe pse eurokomesari Johanes Han, si një faktor kyç për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve RMV-BE e paraqiti edhe Ligjin e PP-së, faktori i brendshëm e shoh si mundësi të marrjes së një pike pozitive në raportin e Komisionit Evropian. Ndërkaq, burimet diplomatike kanë njoftuar se i njëjti ligj nuk e përcakton fatin e marrjes ose jo të datës nga BE-ja.

Çka përmbajnë 65 amendamentet e VMRO-DPMNE për PSP?

Shlyerje e neneve të tëra nga projekt-ligji për Prokurorinë Publike dhe përfshirje të neneve të reja të cilat e pozicionojnë PSP-në vetëm si njësi në përbërje të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me mandat derisa zgjasin proceset gjyqësore aktuale, janë shkurtimisht disa nga 65 amendamentet të cilat VMRO-DPMNE i ka parashtruar si propozime në tavolinën e negociatave.

“Status quo”-ja e negociatave, qarkulloi informacionet se opozita dhe pushteti janë marrë vesh që PSP-ja të shkojë në histori – të mos funksionojë më, por të njëjtat i demantoi zëdhënësi i Qeverisë së RMV-së, Mile Boshnjakovski, i cili tha se negociatat nuk zhvillohen pas dyerve të mbyllura sepse gjithmonë ka informata në opinion, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska gjithmonë është e qasshme t’i tregojë detajet.

LEXO: Ministrja Deskoska për fatin e PSP-së: Tri çështje janë të papranueshme për ne (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button