Rugova mbulohet nga dëbora, trashësia ka arritur deri në 15cm

Edhe pse jemi vetem 2 javë larg stinës së verës, në Kosovë po vazhdojnë temperaturat e ulëta. Përvec reshjeve të shiut, kanë sjellë edhe borë në disa pjesë të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme ka rënë borë në Rugovë të Pejës, e cila siç duket ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes, transmeton Albeu.

Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, thuhet se trashësia e borës ka arritur deri në 15 centimetra.

Sot mbi vendin tonë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button