Të punësuarit në kulturë do të marrin rritje të pagave nga muaji prill

Duke filluar nga muaji i kaluar, 2,899 punonjës në kulturë do të kenë rritje të pagave, njoftoi shërbimi i shtypit qeveritar pas seancës të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila miratoi informacionin për nivelimin e pagave të punonjësve në institucionet në fushën e kulturës, transmeton Nova tv.

“Me nivelimin  e pagave përfshihen të gjithë punonjësit në kulturë, pra të punësuarit në institucionet kombëtare dhe punonjësit në institucionet lokale në fushën e kulturës. Në seancën e qeverisë u konstatua se Ministria e Kulturës është duke përgatitur një ligj të ri mbi interesin publik në kulturë, i cili do të jetë i harmonizuar me ndryshimet e reja legjislative në fushën e administratës publike, gjegjësisht të Ligjit për Nëpunës Administrativë dhe Ligjit për Punonjësit e Sektorit Publik dhe pas miratimit  të tij do të krijohen kushte për harmonizim të ri të pagave në kulturë”, sqarojnë nga pres shërbimi i qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button