Shkup, fuqizimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, duke mësuar prej të kaluarës, për t’u përgatitur për të ardhmen

Think Tank forumi “Fuqizimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor – Duke mësuar prej të kaluarës, për t’u përgatitur për të ardhmen” i organizuar nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” në bashkëpunim me Qendrën për studime lindore nga Varshava dhe Ambasada e Republikës së Polonisë në Shkup filloi dje  në hotelin Holidej In në Shkup.

Forumin e hapi Marko Troshanovski, kryetar i Institutit për demokraci “Soceitas Civilis” i cili tha se procesi i Berlinit po humb fuqinë pa zgjerimin e besueshëm të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në bazë të meritave të tyre individuale.

“Pavarësisht modalitet për zgjerim dhe rishqyrtim të brendshëm të Bashkimit Evropian, dera duhet medoemos të mbetet e hapur për ata që angazhohen për reforma të dukshme dhe në fund duhet të bëhen vende anëtare të BE-së” thotë Troshanovski.

Drejtori i Qendrës për studime lindore, Adam Eberhard theksoi se Think Tank forumi është hyrje e shkëlqyeshme për samitin vijues për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Poznan, në korrik të këtij viti.

Të njëjtin mesazh e përcolli edhe Shimon Shinkovski vell Sek, zëvendës ministër i punëve të jashtme të Republikës së Polonisë dhe shtoi se për Poloninë është shumë e rëndësishme t’i mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor në integrimin e tyre në BE.

Andrej Zhernovski, zëvendës ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut theksoi se me Marrëveshjen e Prespës, Maqedonia e Veriut ka bërë hap të madh përpara.

“Nëse BE-ja nuk i shpërblen përpjekjet tona, do të humb kredibilitet në  këtë rajon dhe do të dërgojë messazh të gabuar edhe tek liderët me orientim reformues të Ballkanit Perëndimor por edhe tek ata autoritarë” theksoi Zhernovski.

Maqiej Popovski, zëvendës drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit Evropian tha se marrëveshjet që Maqedonia e Veriut i ka arritur me fqinjët e saj Bullgarinë dhe Greqinë e kanë trasuar rrugën e vendit në BE dhe NATO. Ai shtoi se i tërë përparimi i vendit do të shënohet në raportin për vendin që do të publikohet për dy javë.

Në Forum marrin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë nga vendet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë Kroacinë dhe Slloveninë, vendet e Vishegradit si dhe nga vende tjera anëtare të BE-së. Gjithashtu, mori pjesë edhe një përfaqësues i lartë i Drejtorisë për zgjerim dhe politikë fqinjësore të Komisionit Evropian.
Ngjarja zgjat dy ditë dhe trajton tema në lidhje me procesin e Berlinit në kontekst të kryesimit polonez, siç është bashkëpunimi rajonal, siguria, migracioni, integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, rrjetëzimi i tyre si dhe për tejkalimin e problemeve bilaterale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button