Protesta e opozitës në Shqipëri, 7 të arrestuar dhe 15 të proceduar

Pas analizimit të pamjeve të kamerave të  sigurisë dhe pamje të tjera të siguruara nga policia gjatë protestës të së hënës janë arrestuar  7 persona dhe 15 të tjerë i ka proceduar në gjendje të lire për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, transmeton Balkanweb.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Kujtojmë që marshimi i protestuesve dje ishte drejtuar 5 godinave të institucioneve kryesore në vend Kryeministrisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë-Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button