Ramiz Merko: Është rikonstruar palestra sportive “Vëllezërit Milladinov” (FOTO)

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko sot ka njoftuar se ka realizuar rikonstruimin prej brenda të palestrës sportive “Vëllezërit Milladinov” në Strugë, njofton Portalb.mk.

“Rikonstruimi i ambienteve të brendshme të palestrës sportive në “V. Miladinov”-Strugë.
– Rekonstruimi i dyshemesë
– Rekonstruimi i mureve dhe tavanit.
– Vendosja e kabllove për furnizim me energji elektrike.
– Vendosja e nxemjes qëndrore.
– Punime përcjellëse.
#mendjeeshëndoshënëtruptëshëndoshë”, thotë Merko.

Përndryshe, zhvillimi i sportit ka qenë njëra nga shumë premtimet e Merkos gjatë fushatës zgjedhore të 2017-s.

LEXO: Ja premtimet e Ramiz Merkos për mandatin e tij si i pari i Strugës

Palestra sportive “Vëllezërit Milladinov” para dhe pas rikonstruimit. Foto: Faqja zyrtare e Ramiz Merkos
Palestra sportive “Vëllezërit Milladinov” para dhe pas rikonstruimit. Foto: Faqja zyrtare e Ramiz Merkos

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button