Stojanovski për fundin e “desorosoizimit”: U pastrua diçka që në të ardhmen mund të shfrytëzohej si drejtësi selektive

Drejtori i programeve në Fondacionin për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, Filip Stojanovski ka qenë i ftuar në edicionin qendror të televizionit “1TV” për të komentuar njoftimin për përfundimin e procesit, i cili nga qeveria e udhëhequr nga Nikolla Gruevski u quajt “deserosoizëm”, transmeton Portalb.mk.

Njoftimin nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, Stojanovski e ka vlerësuar si një zhvillim të mirë, dhe sipas tij, me interpretim autentik të procesit, u pastrua diçka që në të ardhmen mund të shfrytëzohej si drejtësi selektive.

“Ky është zhvillim i mirë i ngjarjeve. Me vite kemi pritur që të zgjidhen dilemat të cilat filluan me vetë përpjekjen që të shkatërrohet imazhi dhe puna e organizatave joqeveritare nga qeveria e kaluar, që me interpretim të shtrembëruar të ligjeve, të na sjellin dëm. Me interpretim autentik pastrohet diçka që në të ardhmen mund të shfrytëzohej si drejtësi selektive. Ajo që qe lënë si zbrazëtirë në ligj gjatë 2016-s dhe 2017-s, u shfrytëzua si pjesë e atij procesi, që nëpërmjet trysnisë, të heshtën organizatat joqeveritare”, tha Stojanovski.

Sipas Stojanovskit, gjatë procesit të ashtuquajtur “deserosoizëm”, pati dy lloje të keqpërdorimit të institucioneve shtetërore.

“Njëri ishte nëpërmjet Ligjit për të ardhura personave, dhe më pas gjatë periudhës paraprake nuk ishte e qartë e ditur, se një pjesë e punëve, të cilat paguhen si pjesë e punës dhe e organizatave qytetare, nuk përfshihen në atë Ligj për të ardhura personale. Do të ishte absurde që për një punë të paguhen dy lloje tatimesh. Ajo ishte politika e partisë qeverisëse së atëhershme,  me të cilat u keqpëdoren institucionet shtetërore, dhe jo vetëm DAP (Drejtoria për të Ardhura Publike), por edhe me kontroll të detajuar të tërë dokumentacionit për një vit, por edhe për të gjitha vitet paraprake, me qëllim që të gjendet çfarëdolloj problemi, me të cilat do të gjendej bazë për veprime të tjera kundër nesh”, tha Stojanovski.

Në edicionin qendror të televizionit “1TV”, Filip Stojanovski ka vlerësuar lartë përpjekjen e qeverisë aktuale për përfshirje të organizatave joqeveritare në debate publike për përpilim të strategjive për fusha të caktuara.

Fjalimin e plotë të Stojanovskit në edicionin qendror të televizionit “1TV”, mund ta shihni nga minuta 14:40.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button