Ndërroi jetë një i burgosur në Burgun e Idrizovës

I burgosuri 54-vjeçar Xhengis Xhemail dje ndërroi jetë në klinikat e Shkupit nga infakti. Atij më parë në burg i është përkeqësuar gjendja shëndetësore ku më pas është dërguar në spital dhe atje është konfirmuar vdekja.

Këtë informatë për “Fokus” e konfirmoi drejtori i burgut, Bobi Mojsoski, transmeton Portalb.mk.

“I burgosuri të premten është pranuar në Idrizovë sepse më parë ishte në paraburgim. Të dielën i është përkeqësuar gjendja dhe është dërguar në spital”, tha drejtori Mojsoski për “Fokus”.

Ai shtoi se i burgosuri më parë nuk është ankuar për dhimbje dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa sipas librezës shëndetësore, për të fundit herë është kontrolluar në shtator, por edhe atëherë nuk është ankuar për dhimbje të kraharorit dhe të ngjashme.

Xhemaili ishte i dënuar me 20 vjet burg për vrasje, ndërsa në gjykimin paraprak dënimi i është ulur në 13 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button