Është shtyrë seanca e rastit “Titanik” për shkak se një i akuzuar është i sëmurë

Seanca e sotme për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike është shtyrë për shkak problemeve shëndetësore të njërit nga të akuzuarit, transmeton MIA.

Siç kumtuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup gjykimi është shtyrë për shkak mungesës së njërit prej të akuzuarve i cili në gjykatë ka dorëzuar dokumentacion ka kryer intervenim mjekësor dhe i njëjti përkohësisht nuk mund të marrë pjesë në gjykim për shkaqe shëndetësore. 

Ndryshe, në rastin “Titanik” të akuzuar janë: Nikolla Gruevski, i cili ka fituar azil politik në Hungari,  Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Lleko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Llenka Rashajkovska. Ata akuzohen për parregullsi zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button