Koreja Veriore mbjell oriz për shkak të krizës së ushqimit

Fermerët në Korenë e Veriut kanë filluar me mbjelljen e orizit për ta shuar krizën për ushqim që ka kapluar këtë vend.

Drejtori i operativës në Kangso tha se me mbjelljen e orizit pritet të arrihet synimi i vendosur nga lideri Kim Jong-Un për të shuar këtë krizë që është më e madhja në dhjetë vjetët e fundit, transmeton KTV.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se katër nga dhjetë koreano – veriorët kanë krizë për të siguruar ushqimin dhe tashmë kanë shkurtuar racionet.

Koresë së Veriut deri më tani i ka dalë në ndihmë me ushqime Koreja Jugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button