Kosovë, janë mbyllur bastoret por qytetarët vazhdojnë të luajnë online

Në një seancë të jashtëzakonshme disa muaj më parë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin që ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjetët e ardhshëm, duke shfuqizuar edhe Ligjin e deritashëm për lojërat e fatit.

Edhe pse në atë kohë, u miratua ky ligj, i njëjti nuk hyri në fuqi deri më datën 10 maj, atëherë kur edhe ishte paraparë nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë vizitës së disa prej lokaleve të tilla në Prishtinë, KosovaPress, ka vërejtur se të shumica prej tyre janë mbyllur.

Mirëpo një gjë që bëhet e ditur është se qytetarët duke pasur mundësi që në disa prej tyre të mbushin llogaritë e krijuara në sistemin online, po vazhdojnë të luajnë, edhe pse një gjë e tillë është ndaluar.

Njëri nga punëtorët e një lokali që tashmë është shëndrruar në restaurant, prapa kamerës ka deklaruar se janë duke pritur deri javën e ardhshme që drejtuesit e tyre, të mundohen të arrijnë ndonjë marrëveshje për vazhdimin e punës, edhe pse një gjë e tillë është shumë vështirë të ndodhë.

Ai mbylljen e këtyre lojërave e cilëson si të padrejtë pasi që si, ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të mbesin pa punë dhe pa të ardhura mujore.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës këtë vendim për mbylljen e lojërave të fatit e kishte marrë pak javë, pasi që në dy kazino në dy qytete të ndryshme u vranë dy persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button